Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte i pranishëm sot në Gllogjan, u prit nga Ramush Haradinaj
Në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, familja Haradinaj u nderua sot në Gllogjan me ardhjen e shefit të CIA-s për Ballkanin.
Në një video të publikuar nga Indeksonline, shihet shefi i CIA-s për Ballkanin teksa pritet nga Ramush Haradinaj, transmeton Periskopi.
Në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.
Caku besohej të ishte shtëpia e familjes Haradinaj. Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.
Ceremonia në Gllogjan mblodhi përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, të cilët përkujtuan sakrificën dhe kontributin për liri në këtë pjesë të vendit. Prania e përfaqësuesit të lartë amerikan i dha edhe më shumë peshë simbolike kësaj dite.
Krejt në fund, kujtojmë edhe deklaratën e diplomatit amerikan, James Rubin, i cili ka bërë të ditur në dëshminë e tij në Hagë se “Ramush Haradinaj kishte kontakt me CIA-n edhe gjatë kohës së luftës”. /Periskopi/



