Shefja e Kabinetit të Shpend Ahmetit në garë për deputete (Foto)
Kabineti i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, pritet t’i largohet një zyrtare. Mirëpo, e gjitha kjo bëhet fjalë për garën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen me 11 qershor.
Indeksonline mëson se, shefja e kabinetit të Ahmetit, Fitore Pacolli pritet të jetë në listën për deputete nga Lëvizja “Vetëvendosje”.
Ndryshe, partitë politike kanë kohë deri nesër pasmesnate për t’i dorëzuar listat e kandidatëve të tyre në Komsionin Qendror të Zgjedhjeve. /Indeksonline/




