Shefki Kuqi kishte bërë diçka të jashtëzakonshme kur luante në Angli
Vushtrriasi kishte luajtur në klubin anglez në periudhën 2003/05 dhe si huazim në vitin 2008. Madje, mediet britanike e zbulojnë një rast kur “Kuqimonster”, siç e kanë titulluar shkrimin, për një sezon kishte luajtur edhe pa para në Angli.
“Shefki Kuqi kishte shënuar shumë gola dhe tifozët po e përqafonin. Menaxheri Joe Royle i kishte thënë Shefkiut se ai do ta humbte komplet rrogën vjetore për shkak të borxheve të klubit, por Shefkiu kishte vazhduar me punë të mirë dhe përkushtim”, shkruan “Daily Mirror”.
Në atë kohë Ipsëichi i kishte borxh plot 80 milionë funte dhe për këtë shkak nuk kishte para t’i paguante as futbollistët, shkruan sot gazeta Zëri.
Mirëpo, për Kuqin paraja nuk ishte gjithçka. Ai ishte i vendosur ta ndihmonte ekipin në arritjen e objektivave, pa e shikuar anën materiale.
Ipswichi po e “vëzhgon” Kuqin
Ipsëich Toën është një klub jo pak i njohur në ishull. Ky klub mbetet i lidhur me Kuqin, i cili e ka nisur karrierën e trajnerit. Ai ka udhëhequr në Finlandë klubet e njohura si FC Honka, PK-35 Vantaa e FC Inter Turku.
“Ne po e përcjellim me kujdes të shtuar se si po punon Shefkiu”, thotë një drejtues i klubit anglez. Shefki Kuqi ishte bërë mbi të gjitha i njohur me fluturimet e tij si dallëndyshe, mënyrë kjo karakteristike e tij për festimin e golave.
Gjatë karrierës ai ka luajtur për shumë klube, ndërsa është bërë shqiptari i parë që luan në Premierligën angleze.
Kuqi në Britaninë e Madhe ka luajtur me ekipet Stockport Country, Sheffield ëednesday, Ipsëich, Blackburn, Crystal Palace, Fulham, Derby County, Sëansea City, Neëcastle United, Oldham Athletic dhe Hibernian.
Ndër të tjera, në karrierë ka veshur fanellat edhe të ekipeve MP, HJK, FC Jokerit, TuS Koblenz dhe Lohjan Pallo. Ai i ka zhvilluar 545 ndeshje në karrierë, duke realizuar plot 148 gola.
Ndërkohë, e ka përfaqësuar Finlandën në 62 ndeshje dhe ka realizuar 8 gola. Në të ardhmen mund ta shohim duke e udhëhequr ndonjë skuadër edhe në Premierligë.



