Shefki Kuqi e Njazi Kuqi nënshkruajnë me Interin (Foto)
Skuadra finlandeze, Inter Turku ka njoftuar se ka vazhduar kontratën e trajnerit Shefki Kuqi për vitin 2017, me opsion edhe për një edicion tjetër, përcjell Gazeta Express.com
Ata po ashtu njoftojnë se kontratën ia kanë vazhduar edhe vëllait të Shefkiut, Njazi Kuqi, i cili luan si sulmues në këtë skuadër.
Njaziu ka nënshkruar kontratë për dy edicione, deri në fund të vitit 2018.




