Sheiku i Cityt shpenzon 80 milionë euro për ish lojtarin e Vojvodinës
Manchester City duket se ka fituar betejën për mesfushorin e Lazioz, Sergej Milinkovic-Savic.
Paraqitjet fantastike të mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic nuk kanë kaluar pa u vërejtur edhe nga skuadrat e mëdha.
Por, sipas Calciomercato, favorite për të nënshkruar në janar me mesfushorin serb është skuadra angleze, Manchester City.
Ata kështu kanë mposhtur konkurrencën e tre skuadrave tjera të mëdha, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.
Kujtojmë që Sergej Milinkovic-Savic kishte filluar karrierën tek Vojvodina e me pas ishte transferuar tek Genk e nga skuadra belge Igli Tare e kishte sjellur në Lazio
Vlera e serbit është rreth 80 milionë euro.



