Shembet Camp Nou, një tifoz e pëson

Shembet Camp Nou, një tifoz e pëson

Barcelona triumfoi dje në ndeshjen ndaj Levantes, me rezultat 3 me 0, mjaftueshëm për të kaluar në raundin tjetër, pasi në ndeshjen e kaluar u mposht 2 me 1. 

Mirëpo, një gjë që ka shqetësuar të pranishmit mbrëmë ka qenë incidenti që ndodhi në stadiumin Camp Nou, shkruan Periskopi.

Një pjesë e çatisë së stadiumit ra mbi një tifoz duke i shkaktuar lëndime trupore.

‘Ser Catalunya’ raporton se ky incident ndodhi në zonën 334 të stadiumit, por fatmirësisht nuk pati fatalitet.

Menjëherë për t’i ndihmuar reaguan stafi i stadiumit, që nuk lejoi të ndodhte ndonjë incident më i tepërt. /Periskopi

Shpërndaje në: