Shembja e murit në Han të Elezit, personi që u zu brenda veturës u dërgua në QKUK, familjet afër evakuohen
Ai është nxjerrë prej aty nga policia, zjarrfikësit e emergjenca që dolën në vendngjarje dhe më pas u dërgua në QKUK për trajtim.
Po ashtu, policia sot njoftoi se familjet që kanë qenë afër janë evakuuar dhe se një patrullë policie po qëndron në vendngjarje.
“Fsh. Meliq, Hani i Elezit 30.01.2026 – 20:45. Është raportuar se një muri mbrojtës i rrugës së lartcekur është shembur dhe si pasojë ka zënë një automjet në të cilën gjendej viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit, emergjenca të cilët kanë nxjerrë viktimën nga vetura dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori si dhe AME dhe me rekomandim të tyre familjet afër vendit të ngjarjes janë evakuuar ndërsa një patrullë policore mbeten në sigurim të vendit të ngjarjes deri në zhvillimet e radhës”.



