Shembull në Ballkan dhe në botë: Kosovarët kundër racizmit, e presin Sterlingun si vëlla
Kosova do të ndeshet me Anglinë të dielën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Kundër anglezëve ndeshja do të luhet në Prishtinë, dhe pritja për ta është duke u bërë madhështore, shkruan Periskopi.
Anësori i Anglisë, Sterling ka vuajtur shumë në këto ndeshjen e fundit, duke u përballur me racizëm si ne Bullgari, ashtu edhe në Mal të Zi.
Kurse kreativiteti i vitit vjen nga Prishtina.
Një butik i cili gjendet tek rruga “Rexhep Luci”, ka vendosur një baner të madh me fotografinë e Sterlingut dhe me mbishkrimin “Mirësevjen broo”
Më poshtë mund ta shikoni foton: /Periskopi/




