Shëmtohet e tëra duke dashur të bëhet si Angelina Jolie (Foto)
Një adoleshente 19 vjeçare nga Irani, Sarah Tabar, ka kryer rreth 50 operacione në pjesën e fytyrës dhe ka humbur peshë në mënyrë që të duket e ngjashme me idhullin e saj Angelina Jolie, transmeton Zeri.info.
Sarah ka arritur të grumbulloj një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, pasi ka shpërndarë foto të shumta të cilat e tregojnë rrugëtimin e saj katastrofik për t’u dukur si idhulli i saj, Angelina Jolie. Ajo dikur dukej si një grua normale, por, fansja e pasionuar pas Jolie, tani duket si një si një kufomë pasi ka kryer operacione të hundës, mollëzave dhe syve si dhe i është nënshtruar një diete të ashpër, duke rënë në vetëm 40 kilogramë.
Ajo ka kryer hiq më pak se 50 operacione për të arritur pamjen e idhullit të saj, po këto operacione kanë shkuar shumë keq dhe ajo tani të tmerron me pamjen e saj./ZERI
Keshtu dukej Sarah Tabar





