Shenjë e kiametit? Kylie Jenner bëhet miliarderja më e re në botë me veç 21 vjet

Shenjë e kiametit? Kylie Jenner bëhet miliarderja më e re në botë me veç 21 vjet

Kylie Jenner, anëtarja më e re e familjes Kardashian-Jenner, është bërë miliarderja më e re në botë me vetëm 21 vjet, shkruan Periskopi.

Jenner, e cila u rrit e përcjellur nga kamerat televizive që filmonin serialin real të familjes së saj, e pranoi se kishte kaluar në shifrën me nëntë zero.

Magazina Forbes e ka ranguar atë si personin e 2057 më të pasur në botë. Ajo u bë miliardere 2 vjet më e re se Mark Zuckerberg, që e fitoi atë titull në moshën 23 vjeçare.

“Nuk prisja asgjë. Nuk e kam parashikuar të ardhmen,” i tha Jenner Forbesit. “Por, ta dish se je bërë miliardere të bën të ndihesh mirë.”

Pasuria asaj i vjen nga Kozmetika e Kylie-it, një kompani ‘make-up’-esh nga iPhone-i i saj, me ndihmën e nënës së saj Krisit.

Kjo kompani kishte bërë 360 milionë dollarë shitje vetëm vitin e kaluar. /Periskopi

Shpërndaje në: