Shënohet Dita e Shëndetit Oral

Shënohet Dita e Shëndetit Oral

Me aktivitete të shumta në Kosovë sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Oral. Manifestimido të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”.Shënimi i kësaj dite është organizuar nga Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS“, në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit “Shkollat Promovuese të Shëndetit”.

Ndryshe, mjekët shpjegojnë se që prej moshës një vjeçare e në vazhdim çdo person duhet të kontrollojë dhëmbët dy herë në vit tek stomatologu. Kultura për higjienën orale ashtu si shumë të tjera mësohet që në vogëli, por shifrat për të paktën tre dhëmbë të prishur mesatarisht tregon se tek shqiptarët ajo mungon.

Dita Botërore e Shëndetit të Gojës e vendosur nga Federata Dentare Botërore(FDI),organizohet çdo vit më datë 20 mars.

Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral nëshëndetin e përgjithshëm dhe mirë qenien. Higjena e mirë e gojës është shumë e rëndësishme pasi ajo favorizon një shëndet të mirë. Fillimisht Federata Dentare Botërore në Kongresin Botëror Dentar( AWDC),tëmbajtur në vitin 2007 në Dubai, vendosi datën 12 shtator dhe deri ne fund të vitit 2012 kjo datë njihej si Dita Botërore e Shëndetit të Gojës.

Këtë vit Federata Dentare Botëror e vendosi ndryshimin e kësaj date duke përcaktuar datën 20 mars.

Shpërndaje në: