Shënohet goli i parë në epokën e re të Zidane (VIDEO)
Real Madrid ka shënuar golin e epërsisë ndaj Celta Vigos në minutën e 62-të.
Karim Benzema pasoi bukur brenda zonës dhe aty më së miri u gjet i rikthyeri Isco që shënoi për avantazhin e vendasve.
Para pak minutave shënoi gol të bukur edhe Luka Modric, por për shkak të pozicionit jashtë lojës goli u anulua pas rishikimit të VAR-it.
Ky është edhe goli i parë i shënuar në epokën e re të Zinedine Zidane. /Periskopi/



