Sherifi gjen dallimin: Liburni në opozitë e dinte sa kushton buka e sheqeri, në pozitë s’e dinë çmimin e banesës
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka ironizuar me ministrin Liburn Aliu së cilit mbrëmë në nëj intervistë televizive nuk i kujtohej sa para e kishtëe blerë metrin katror për banesat në Marigona Hill.
Ja postimi:
Dallimi mes të qenurit në opozitë dhe të qenurit në pushtet!
Nga pozita e opozitës Liburn Aliu & co e dinin saktë sa kushton një bukë, sa kushton një kg sheqer, sa kushton një kg vaj, sa kushton një kg kripë etj. Tash, nga pozita e pushtetit nuk e dinë as çmimin e banesës që kanë blerë!
Dhe, KREJT kjo vetëm brenda një viti në pushtet!



