Sherr mes boksierëve gjatë peshimit, tenton ta godasë me grusht rivalin
Boksierët amerikanë Terence Crawford dhe Jose Benavidez ishin duke kryer peshimet zyrtare në prag të duelit për titullin kampion të peshës “welter” që do të zhvillojnë të shtunën në Chicago, ku plasi sherri mes tyre.
Në momentin që dy boksierët dolën ballë për ballë, pak sekonda pasi kishin kryer peshimet zyrtare, ka nisur një sherr.
Pas shtyrjes, ka qenë Benavidez ai që ka tentuar të godasë me grusht në fytyrë Crawford, por reagimi i këtij të fundit ishte i jashtëzakonshëm, duke evituar goditjen.
Në ato momente kanë ndërhyrë stafet e dy sportistëve, organizatorët e eventit dhe forcat e rendit, që kanë ndarë boksierët dhe kanë vendosur qetësinë në sallë.
Crawford (33 fitore e asnjë humbje në karrierë) do të mbrojë në këtë duel për herë të parë titullin kampion të kategorisë WBO, të cilin e ka fituar më 9 qershor të këtij viti, kur mundi australianin Jeff Horn.
Pa asnjë humbje është edhe Benavitez, duke arritur 27 fitore në karrierën e tij, ndaj kjo sfidë pritet me interes nga publiku.



