Sherri i dynjasë: Kush janë në të vërtetë kurdët?

Sherri i dynjasë: Kush janë në të vërtetë kurdët?

Gjatë gjithë javës së fundit, kurdët e Sirisë ishin në qendër të lajmeve ndërkombëtare pas ndryshimit të politikës amerikane që i braktiste ata nga Siria e Veriut dhe i linte para zjarrit turk.

Një telefonatë e vetme mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan thuhet t’i ketë dhënë fund aleancës kurdo-amerikane në Siri që në pesë vitet e fundit kishte luftuar me sukses Shtetin Islamik [ISIS-in].

Nga kjo luftë e paepur, 11 mijë luftëtarë turk kishin gjetur vdekjen por megjithatë fundi ishte i suksesshëm pasi ISIS-i kishte humbur të gjitha tokat që administronte.

Muzikantët kurdë

Forcat kurde kishin kontrolluar kampin ku mbaheshin luftëtarët e ISIS-it me familjarët e tyre, por sulmet turke bënë që situata të kthehej në një lëmsh të vërtetë.

Mbrëmë u raportua se në përpjekjen dëshpërimtare për t’i shpëtuar agresionit turk, kurdët kishin lidhur aleancë me Sirinë, një aleancë e mbështetur edhe nga Rusia, shkruan Periskopi.

Por, kush janë në të vërtetë kurdët?

Përpjekja e tyre shekullore për një shtet të pavarur i ngjasonte shumë përpjekjes shekullore kosovare. E megjithatë, fati i këtij grupi etnik del të jetë shumë më i zi.

Popullsia totale e kurdëve sipas matjeve thuhet se shkon deri në 45 milionë. Vetëm në Turqi llogariten të jenë mbi 15 milionë turq, pastaj në Iran rreth 10 milionë, në Irak rreth 7, në Siri rreth 4 dhe në Gjermani prej 1,2 deri në 1.5 milion.

Kurdët janë një grup etnik iranian që shtrihet në rajonin malor të Azisë Perëndimore, që njihet ndryshe edhe si Kurdistani. Ata flasin gjuhën e tyre kurde. Shumica prej tyre i takon fesë myslimane, me sektin kryesor sunit por me pakicë alevite e shia po ashtu.

Historia e tyre është më e moçme se që mund të besohet. “Toka e kurdëve” përmendet qysh nga sumerët, 5 mijë vjet më herët.

Gjatë periudhës mesjetare, shumë principata e dinasti kurde ishin formuar, që sundonin mbi Kurdistan apo nëpër zonja fqinje.

Megjithatë, nacionalizmi kurd nxori krye vetëm pas Luftës së Parë Botërore, me shuarjen e Perandorisë Osmane, e cila me sukses i kishte integruar por jo asimiluar ata.

Në vitin 1970, nacionalizmi kurd evoluoi përmes mendimit politik marksist që inspiroi gjeneratën e re të nacionalistëve kurdë që kundërshtonin autoritetet lokale feudale. Në vitin 1978, studentët kurdë do të formonin një organizatë ushtarake separatiste të quajtur PKK [Partia e Punëtorëve të Kurdistanit], por e cila më vonë do ta braktiste marksizëm-leninizmin.

Kurdët konsiderohen si grupi më i madh etnik në botë që nuk kanë shtet. Megjithatë pretendimi kurd për “pashtetësinë” e tyre është refuzuar nga disa studiues, si për shembull Martin Van Bruinessen dhe të tjerë që pajtohen me qëndrimin e Turqisë zyrtare. Ata argumentojnë që edhe pse një nivel i heterogjenitetit kulturor, social, politik e ideologjik i kurdëve ekziston, komuniteti kurd ka lulëzuar gjatë shekujve si një komunitet paqësor dhe i integruar mirë në shoqërinë turke, me armiqësinë që doli vetëm në vitet e fundit.

Mes kurdëve të njohur në botë po përmendim vetëm disa si Abdullah Ocalan, Ali Hariri, Ibrahim Tatlises, Eren Derdiyok, Mahmoud Dahoud, Servet Çetin etj./Periskopi

Shpërndaje në: