Sherri i tij u pezullua dialogu strategjik me ShBA, Kurti përpiqet t’i zbusë amerikanët me drekë

Sherri i tij u pezullua dialogu strategjik me ShBA, Kurti përpiqet t’i zbusë amerikanët me drekë

Kryeministri në detyrë, Kurti, ka ndarë pamje nga darka e shtruar për Ditën e Falënderimeve për të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, së bashku me ekipin e saj.

Kurti ka bërë të ditur se kjo është hera e dytë që mblidhen në këtë format me miqtë dhe kolegët nga Ambasada e ShBA-së.

“Jemi gjithmonë dhe thellësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për kontributin historik në lirinë tonë, për rolin në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë sonë, edhe për partneritetin mes dy vendeve tona.Gëzuar Ditën e Falënderimeve popullit amerikan” shrkuan Kurti.

Reagimi i plotë:

Në fillim të kësaj jave kisha kënaqësinë të shtroj një drekë për të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, së bashku me ekipin e saj, për Ditën e Falënderimeve.

Kjo është vetëm hera e dytë që mblidhemi në këtë format me miqtë dhe kolegët tanë nga Ambasada e ShBA-së. Hera e parë ishte vitin e kaluar me ish-ambasadorin Hovenier. Urojmë dhe synojmë që kjo të shndërrohet në një traditë shumëvjeçare.

Jemi gjithmonë dhe thellësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për kontributin historik në lirinë tonë, për rolin në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë sonë, edhe për partneritetin mes dy vendeve tona.

Gëzuar Ditën e Falënderimeve popullit amerikan!

Shpërndaje në: