Shevchenko flet për ndeshjen ndaj Kosovës
Kosova do të përballet me Ukrainën në ndeshjen e tretë në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin 2018.
Mirëpo ende nuk dihet se ku do të zhvillohet ndeshja, për shkak se shteti ukrainas nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës dhe pasaportat e shtetit tonë.
Por, trajneri i Ukrainës, ish-sulmuesi i njohur Andriy Shevchenko ka folur rreth përballjes me Kosovën, duke thënë se nuk ka outsajder në grup, duke iu referuar paraqitjes së Kosovës ndaj Finlandës si të mirë.
“Do të jenë ndeshje të vështira. Ne jemi në një grup të vështirë, nga i cili katër Kombëtare ishim pjesëmarrëse të “EURO 2016”. Kundërshtarët tanë kanë të kompletuar ekipet, kurse ne jemi ende në formim të ekipit. Ndeshjet e para në grup treguan se këtu nuk ka autsajder, prandaj ne duhet të luftojmë në secilën ndeshje, sepse mund të ketë shumë rezultate të paparashikueshme. Do të jetë vështirë, aq vështirë sa në debutimin tim, sepse përgjegjësia për rezultate rritet në çdo ndeshje. Dhe, përderisa jemi ne në ndryshim të ekipit, unë njëkohësisht dua të gjejë lojën që sjell rezultate”, deklaroi Shevchenko për mediat ukrainase. /Periskopi.com



