Shevchenko: Nuk e nënvlerësojmë Kosovën

Shevchenko: Nuk e nënvlerësojmë Kosovën

“As që na shkon mendja ta nënvlerësojmë Kosovën. Ky nuk është një takim më pak i rëndësishëm sesa ai me Turqinë. Prandaj, ne do të përgatitemi për këtë kundërshtar, sikurse edhe për të tjerët”, ka thënë Shevchenko, raporton KTV.

Megjithatë, ai e ka pranuar se nuk ka informacione të shumta për Kosovën, edhe pse ka thënë se ekipi i tij ka monitoruar Kosovën dhe është gati për ballafaqimin me të.

Kosova luan kundër Ukrainës, më 9 tetor, në Krakow të Polonisë.

Shpërndaje në: