Shfaqje e lodhtë në ‘Teatrin e Ëndrrave’, derbi i madh anglez përfundon pa gola [VIDEO]

Shfaqje e lodhtë në ‘Teatrin e Ëndrrave’, derbi i madh anglez përfundon pa gola [VIDEO]

Derbi i kësaj jave në Premier Ligë mes Manchester United dhe Liverpool ka përfunduar pa gola.

Fitorja ishte e domosdoshme për të dyja skuadrat. Vendasin janë në luftë për top-katërsh, ndërsa mysafirët në luftë për titull.

Ndeshja u dominua nga Liverpool që kishte disa raste shënimi, por pa konkretizim. United rrezikonte herë pas here nga kundërsulmi.

Megjithatë, punët për ‘Djajtë e Kuq’ u përkeqësuan kur ata pas 40 minutave kryen tre zëvëndësime të detyruara.

Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri erdhi në fushë në minutën e 72-të, por fatkeqësisht nuk la ndonjë gjurmë, përveç se u ndëshkua me kartonin e verdhë tetë minuta para fundit.

Në fund rezultati mbeti i pandryshuar me atë kur filloi, dhe të dyja ekipet fitojnë nga një pikë nga kjo ndeshje që pritej të kishte shumë gola.

Tashmë ekipi i Jurgen Klopp ka vetëm një pikë më shumë se sa City, 66 respektivisht 65 pikë. United gjendet në vendin e pestë me 52 pikë.

Javën e ardhshme, ekipi i Solksjaer udhëton te Crystal Palaces, ndërsa Liverpool e pret Watfordin. /Periskopi/

Shpërndaje në: