“Shihemi në gjykatë”, këshilltarja e Osmanit i reagon Bajqinovcit që tha se Presidentja ishte në anën e Lajçak

“Shihemi në gjykatë”, këshilltarja e Osmanit i reagon Bajqinovcit që tha se Presidentja ishte në anën e Lajçak

Egnesa Vitia, këshilltare e presidentes Osmani, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Pas intervistës në Pressing, deputeti Bajqinovci tha se “Presidentja jo vetëm që nuk ka kontribuar në heqjen e masave, por ka qenë në të njëjtën linjë me Lajçakun, pra për tërheqje nga veriu”.

E më pas, këshilltarja e Osmani, Vitia, shkroi në Facebook:

Për shpifjen e publikuar sonte, deputeti Mefail Bajqinovci do të paditet për shpifje nga Presidentja Osmani.

Natyrisht, për dallim nga pretendimet e tij të pavërteta, Presidentja Osmani posedon dëshmi të qarta dhe konkrete që dëshmojnë se ai dhe urdhërdhenësit e kësaj shpifjeje po gënjejnë.

Shihemi në gjykatë.

Shpërndaje në: