Shihni çfarë lartësie ka shkëmbi ku ministri kosovar rrezikoi për dashurinë (Foto)

Shihni çfarë lartësie ka shkëmbi ku ministri kosovar rrezikoi për dashurinë (Foto)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka ka publikuar një fotografi në të cilën shfaqet nga Pedra do Telegrafo në Brazil, bashkë me gruan e tij – shkruan Periskopi.

Pedra de Telegrafo është vend turistik në Brazil, që njihet për shkëmbinjtë në majë, ku mund të fotografoheni në ajër mbi një humnerë, kur në të vërtetë ju qëndroni në një shkëmb tjetër.

Lluka, i cili ka vizituar këtë vend, thotë se ka ‘rrezikuar’ për dashurinë që të rrijë pezull.

““Vec dashnia qe t’man pezull kshtu ? – Pedra do Telegrafo, Brasil”, shkruan ai lart fotografisë.

Por, sa është lartësia e shkëmbit ku realizoi fotografinë Lluka?

Siç edhe mund të shihet në fotografitë e mëposhtme, lartësia e shkëmbit është shumë e ulët dhe për realizimin e një fotografie të tillë, në fakt ju nuk rrezikoni fare.

Sekreti qëndron tek pozita e kamerës kur realizohet fotografia.

Kur kamera mbahet drejtë, duket sikur shkëmbi është shumë lart nga toka dhe se njerëzit po rrezikojnë shumë për realizimin e një fotografie të tillë.

Këtë e demantojnë këto pamje, të realizuara në “Pedra de Telegrafo”.

Ky vend vizitohet nga turistë të shumtë, prej të cilëve një pjesë e konsiderueshme mezi presin ta realizojnë fotografinë e famshme nga ky shkëmb./Periskopi

 

Shpërndaje në: