Shihni çka publikon i dashuri i Dua Lipës nga Prishtina

Shihni çka publikon i dashuri i Dua Lipës nga Prishtina

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka arritur mbrëmë në Kosovë.

Ajo pritet të performojë në festivalin Sunny Hill që do të mbahet me datën 1, 2 dhe 3 gusht.

Bashkë me këngëtaren në Kosovë ka ardhur edhe i dashuri i saj i ri Anwar Hadid, vëllai i modeleve të njohur Gigi dhe Bella Hadid, shkruan Reporteri.net.

Anwar mbrëmë me sa duket ka bërë një shëtitje nëpër Prishtinë, nga ku ka publikuar edhe pamje.

Me sa duket atij më së shumti i kanë bërë përshtypjet “shkarravinat” në muret e objekteve në sheshin “Nënë Tereza”, të cilat i ka publikuar edhe në Instastory.

 

Shpërndaje në: