Shihni këta numra: Kampioni i Azisë vlen 5 herë më pak se Kosova
Katari u shpall kampion i Azisë për herë të parë në histori, duke qenë edhe befasia e këtij kompeticioni.
Vendi i njohur për naftë arriti ta eliminonte në çerekfinale Korenë e Jugut, derisa pësoi vetëm një gol në rrugëtimin drejt trofeut të parë në histori… ndaj Japonisë në finalen e zhvilluar sot.
Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë triumf është vlera e futbollistëve që ka kjo kombëtare në krahasim me shtetet pjesëmarrëse tjera, por edhe me Kosovën, shkruan Periskopi.

Besojeni ose jo, skuadra e Katarit vlen vetëm 6.98 milionë funte, derisa Kosova ka vlerë gati pesë herë më shumë 34.02 milionë funte.
Lojtari më i shtrenjtë te kjo kombëtare është sulmuesi i djathtë, Hasan Al-Aydos. 28 vjeçari vlen 1.35 milionë funte.
Te Kosova lojtari më i vlefshëm mbetet Valon Berisha me 6.75 milionë funte, një rënie e konsiderueshme e tij që prej transferimit te Lazio. /Periskopi/



