Shikojeni këtë gol nga gjysma e fushës që u shënua për 3.2 sekonda (Video)

Shikojeni këtë gol nga gjysma e fushës që u shënua për 3.2 sekonda (Video)

Mesfushori i Maryhill, Gavin Stokes, shënoi atë që do të mbahet mend si një nga golat më të shpejtë të historisë së futbollit.

Ai shënoi nga nisja e parë e topit në ndeshjen kundër Clydebank, në një ndeshje gjysmë-profesionist, në kategorinë e katërt në Skoci.

3.2 sekonda kaluan nga vërshëllima e gjyqtarit deri te momenti që topi preku rrjetën.

Mesfushori i Arabisë Saudite, Nawaf Al Abed, shënoi për 2.2 sekonda në ndeshjen Al Hilal-Al Shoalah në vitin 2010.

Ai e ndan rekordin e golit më të shpejtë të historisë së futbollit me Vuk Bakic, i cili shënoi 2.2 sekonda pasi kishte nisur ndeshja e kategorisë së dytë serbe Dorcol-Polet, në vitin 2012.

https://youtu.be/qJ2QfDDQORo

Shpërndaje në: