Shikojeni sa e bukur është ministrja e Ushqimit në Gjermani (Foto)
Në ueb faqen zyrtare të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani është publikuar një fotografi selfie e ambasadorit Beqë Cufaj me ministren e Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë, Julia Klockner.
Fotografia është realizuar gjatë një aktiviteti politik në Gjermani, ku i ftuar ka qenë edhe ambasadori kosovar atje.
Në fotografinë e publikuar në rrjete sociale vëmendjen totale e merr ministrja gjermane, Julia Klockner, e cila është pak e njohur për kosovarët.
Ajo është një nga politikanet më të bukura në Gjermani, gjë që e dëshmon edhe kjo fotografi.

Duket se për politikanen gjermane, vitet e moshës mbeten vetëm numra – pasi ajo është 46 vjeçare dhe duket e bukur dhe elegante.


46 vjeçarja Klöckner është politikane mjaft e popullarizuar në bazën e partisë. Ajo rrjedh nga një familje prodhuesish të verës.
Kujtojme se Klöckner kishte reaguar ashpër kundër Turqisë dhe presidentit Recep Tayip Erdogan në lidhje me futbollistin gjerman me origjinë turke, Mesut Özil, i cili e ka lënë kombëtaren gjermane për shkak të racizmit dhe presionit./PERISKOPI



