Shikoni luksin ku jeton ‘Çënari’ dhe e dashura e tij shqiptare (Foto)
Ish-missi shqiptar, Almeda Abazi u martua me aktorin, që ka rrëmbyer zemrat e vajzave turke dhe shqiptare, Tolgahan Saysiman, i njohur si Çënari.
Bukuroshja shqiptare bashkë me Tolgahan janë kthyer në një nga çiftet e preferuara të publikut shqiptar dhe atij turk.






Në fillim të këtij viti ata lidhën kurorë në Los Angeles dhe menjëherë pas kthimit në Turqi, çifti u zhvendosën në një shtëpi të re.
Nga pamjet e publikuara shihet se shtëpia e Almedës dhe aktorit është shumë luksoze dhe me një dizajn modern.
Ballkoni i shtëpisë të ofron një pamje mbresëlënëse të Stambollit dhe për më tepër ka edhe shezlong, ku mund të relaksohesh apo të marrësh rreze dielli.



