Shikoni përformancën fenomenale të reperit Nas, bashkë me Orkestrën Simfonike (Video)

Shikoni përformancën fenomenale të reperit Nas, bashkë me Orkestrën Simfonike (Video)

Nasir Jones, i njohur si NAS, është një hip-hop artist i njohur nga Amerika. 44-vjeçari është ftuar që të përformoj albumin e tij më të mirë “Illmatic” bashkë me Orkestrën Simfonike.

Ky album cilësohet si albumi më i mirë i të gjitha kohërave në Hip Hop. Albumi është zgjedhur që të ruhet në librarinë e Harvardit.

“Illmatic” erdhi në vitin 1994, dhe ishte albumi debutues i reperit Nas dhe korri sukses shumë të madh dhe edhe sot cilësohet si albumi më i mirë që është prodhuar ndonjëherë nga një Hip-Hop artist, transmeton Periskopi.

Ndërsa, javë më parë Nas u ftua që të përformojë live albumin “Illmatic” bashkë më Orkestrën Simfonike.

Kjo është përformanca fenomenale e reperit Nas:

https://www.youtube.com/watch?v=QDp3rB31Ols

Ndërsa, ky është albumi i tij i inçizuar në vitin 1994:

https://www.youtube.com/watch?v=X_cXl-DdHa8

Shpërndaje në: