Shikoni rekordin e tmerrshëm të Higuain në finale të mëdha
Sulmuesi i Juventusit dhe Argjentinës, Gonzalo Higuain do të ketë për synim që në ndeshjen kundër Real Madridit t’i jap fund një rekordi të keq personal.
Me Higuain është tallur gjithmonë sepse ai nuk ka shënuar asnjëherë në një finale të madhe edhe pse ka fituar katër trofe të rëndësishëm (tre në Spanjë dhe një në Itali).
Higuain ka lujtur në finale si ajo e Kampionatit Botëror dhe Copa America me kombëtaren e tij të Argjentinës.
Në përgjithësi nga gjashtë sa ka luajtur, ai ka arritur që të fitojë tre herë dhe të humbas tre herë të tjera. Në ato finale ai ka luajtur gjithsej 354 minuta dhe ka shënuar zero gola.

Sidoqoftë këto statistika pritet të jenë një motivim shtesë për sulmuesin para finales së Ligës së Kampionëve me Real Madridin. /Periskopi/



