Shikoni se çfarë ka bërë Ozili për Shkodran Mustafin (Foto)
Ata krijuan miqësi në kombëtaren e Gjermanisë, me të cilën në vitin 2014 e fituan Kampionatin Botëror.
Ndërsa tani, duke qenë se luajnë në të njëjtin klub, shoqërimi mes tyre është forcuar akoma më shumë.
Mesfushori gjerman e ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shfaqet në stërvitje me mbrojtësin shqiptar.
“Gjithmonë një kundërshtar i vështirë në çdo seancë stërvitore. Shkodran Mustafi”, ka shkruar Ozil.
Ndërsa për ta respektuar kolegun e tij, krahas flamujve të Turqisë dhe Gjermanisë, postimin e ka shoqëruar edhe me flamurin shqiptar.



