Shikoni si Anthony Joshua mban veten në formë nën temperaturat e larta të Las Vegasit (Foto, Video)
Britaniku Anthony Joshua mban vete në formë të mirë fizike, pasi po diskutohet që shumë shpejt të caktohet data e rimeçit me Wladimir Klitschkon.
Joshua publikoi në Instagram një video të tij duke ushtruar me mikun dhe trajnerin, JC Elite, në temperaturat e larta të Las Vegasit, transmeton Periskopi.
Britaniku testoi reflekset dhe shpejtësinë e tij, duke ushtruar në një fushë tenisi.
Rimeçi me Klitschkos dhe Joshuas pritet të mbahet më 11 Nëntor, në Las Vegas. /Periskopi/










