Shikoni si e ‘kalli’ Shkurta me djalin e saj në këtë aheng (Video)

Shikoni si e ‘kalli’ Shkurta me djalin e saj në këtë aheng (Video)

Mbrëmë Gresa Behluli me familjen e saj e festoi ditëlindjen, shkruan “Kosovarja”.

E me këtë rast, nuk munguan as muzika “live” dhe as vallëzimi e dëfrimi mes familjes.

Për t’ia bërë sa më të bukur këtë festë Gresës, prezent ishin i fejuari i saj, prindërit dhe motrat e vëllai.

Çdo gjë dukej bukur dhe në nivel, atmosfera dhe mysafirët ishin po ashtu në nivel dhe nga pamjet që na i ofronin përmes rrjeteve sociale, shihej se po kënaqeshin shumë në këtë festë.

Shkurta, Gresa, Beisana dhe Agnesa dukeshin shumë bukur. Të veshura dhe të rregulluara tamam si zonja.
E sigurisht që në këtë festë nuk munguan as vallëzimet, një të tillë e bënë edhe nënë e bir, Shkurta me Arbërin djalin e saj. Ku vallëzuan shumë bukur, e ne do ua sjellim pikërisht këtë moment që ta shihni sonte.
Mos të harrojmë të cekim se Gresa ditëlindjen e ka sot me datë 18 mars. Por ajo ka vendos që ta festoj një natë përpara me familjen e saj.

 

Shpërndaje në: