Shikoni si festoi Rita Ora bashkë me kroatët mbrëmë (Foto)
Rita Ora mbrëmë ka mbajtur koncert në Kroaci.
Për të dëgjuar nga afër hitet e këngëtares ishin mbledhur numër i madh i fansave të saj.
Por, ata kishin edhe një arsye më shumë për të festuar, e që është kalimi i Kroacisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Rita, përveç se i argëtoi pa fund fansat e saj, ajo iu bashkua festës së tyre, duke ndarë disa momente bashkë me të tjerët që nuk ishin pjesëmarrës në atë koncert.
“Ne po festojmë sonte”, ka qenë mbishkrimi i Ritës në një prej videove.







