Shikoni si ua uron Shyhrete Behluli Festën e Kurban Bajramit (Video)

Shikoni si ua uron Shyhrete Behluli Festën e Kurban Bajramit (Video)

Shyhrete Behluli këngëtarja e cila pothuajse është bërë pjesë e pandashme e rubrikës rozë nëpër çdo portal, edhe sonte nuk do të mungoj prezenca e saj.

Është e veçantë dhe shumë e dashur për publikun, kjo tashmë dihet, shkruan “Kosovarja”.

Dhe, krejt kjo dashuri që ndjejnë fansat e saj për të, vjen si rezultat i karrierës dhe këngëve të saj të cilat janë të spikatura.

Ajo ka qëlluar direkt në zemrat e masës me çdo këngë që u ka sjell atyre.

Ka aq shumë këngë Shyhrete Behluli, sa që pothuajse për çdo rast e situatë mund t’i dëgjosh këngët e saj.

E tillë është edhe kënga që ne iu kemi sjell sonte që ta dëgjoni. Kënga në fjalë titullohet “Me fat bajrami”, e që është punuar vite më parë nga këngëtarja Behluli. Por, kjo këngë është aktuale në çdo festë të Bajramit, shkruan “Kosovarja”.

Dhe, ja ku ua sjellim ne që ta dëgjoni e të argëtoheni në këto ditë feste me këtë këngë kaq bukur të thurur në tinguj.

 

 

Shpërndaje në: