Shiu nuk i pengon tifozët, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ po mbushet (FOTO)
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është duke u mbushur gradualisht, pavarësisht shiut që është duke rënë në Prishtinë.
Kosova luan sonte përballë Azerbajxhanit, në ndeshjen më historike të ‘Dardanëve’ që nga krijimi, shkruan Periskopi.
Fitorja e sontme e dërgon në ndeshjet finale të Ligës së Kombeve ekipin e Challandes, andaj interesimi i tifozëve për ta shikuar këtë lojë ka qenë i jashtëzakonshëm./Periskopi/





