Shkarkimi i trajnerit të futbollit ka një lidhje me Trumpin

Shkarkimi i trajnerit të futbollit ka një lidhje me Trumpin

Jurgen Klopp ka thënë se shkarkimi i Claudio Ranierit nga posti i menaxherit të Leicester Cityt është “vendim i çuditshëm” njësoj sikurse zgjedhja e Donald Trump ose Brexit.

Klopp dhe skuadra e tij e Liverpoolit do të udhëtojë në King Poëer Stadium të hënën për t’u ndeshur me skuadrën kampione.

Por, Ranieri nuk do të jetë më në postin e menaxherit të Leicester Cityt pasi u shkarkua të enjten mbrëma.

“A befasohem që ndodhin gjëra të tilla? Jo. Nuk është vetëm futbolli. Më 2016 dhe 2017 ka pasur disa vendime të çuditshme. Brexit, Trump, Ranieri…”, tha ai në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk e di pse Leicester e ka bërë këtë. Të gjitha mund ta shohin gjendjen e tyre në Ligë dhe Ligën e Kampionëve”, theksoi Klopp.

Shpërndaje në: