Shkarkohet trajneri i famshëm në Premier Ligë

Shkarkohet trajneri i famshëm në Premier Ligë

Humbja prej 4 me 0 në shtëpi, ndaj Chelseat, i ka kushtuar me shkarkim trajnerit të famshëm në Premier Ligë, Tony Pulis. Ai ka dështuar të luante si herëve tjera, duke qenë i pasukseshëm në 12 ndeshjet e para të ligës me West Bromwich Albion.

Nga këto 12 ndeshje, WBA, ka vetëm 10 pikë dhe e rrezikon seriozisht mbijetesën në ligën më të fortë në botë.

Pulis ka qenë një trajner emblematik në Premier Ligë, duke udhëhequr më parë skuadra si Crystal Palace e Stoke City. Ky shkarkim, vlen të thuhet, që mund të ketë lehtësuar shumë trajnerë të skuadrave të forta në Premier Ligë, sepse Pulis shquhej për rezultate pozitive ndaj tyre. Poashtu, mjaft i njohur për keq, është edhe aplikimi i një loje tepër agresive e të shëmtuar, e cila iu shkaktonte lëndime të shumta futbollistëve të mëdhenj.

Pulis ishte trajner i kësaj skuadre që nga janari i vitit 2015. Ndihmësi i tij, Gary Megson do të marrë drejtimin e skuadrës përkohësisht. Ndërkohë që emra të njohur përfliten si pasues të mundshëm të tij. Përfshirë këtu, edhe ish-trajnerin e Borussia Dortmund Thomas Tuchel.

Shpërndaje në: