Shkathtësitë e një futbollisti me përmasa botërore, ndeshja e paharrueshme Prishtina-Partizani i Beogradit
Ish përfaqësuesi i shumë ekipeve të njohura ndërkombëtare, Fadil Vokrri sot më 9 qershor vdiq në Prishtinë.
Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij.
Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi. Mirosllav Bllazheviq, trajneri i KF Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi.
Më poshtë mund të ndiqni disa video të Vokrrit në të cilën shihen shkathtësitë e një futbollisti më përmasa botërore./Periskopi/



