Shkëlqeu me Kosovën, tani kërkohet nga klubi i njohur italian (Video)
Ardian Ismajli ka tërhequr vëmendjen e Atalantas
Kapiteni i Përfaqësuesës U-21 të Kosovës ishte njëri ndër më të mirët në takimin kundër Gjermanisë, ku ‘Dardanët’ fituan një pikë pas barazimit 0:0, shkruan Periskopi.
Në ndeshjen e luajtur në ‘Adem Jashari’ të pranishëm ishin edhe skautët e Atalantës të cilën u ndanë të kënaqur me atë se çfarë tregoi në fushë Ismajli.
Përveç Atalantas në stadium kishte edhe skautë nga Greqia dhe Turqia.
21-vjeçari është pjesë e Hajdukut të Splitit në Kroaci, por në verë mund të kalojë te ndonjë kampionat më i fortë. /Periskopi/




