Shkëlzen Gashi në ekipin e javës në kampionatin amerikan
Bomberi kuqezi realizoi dy gola në barazimin 33 të Kolorados në transfertë përballë Vankuverit, të parin me penallti dhe të dytin me një goditje perfekte nga faulli. Me golin e dytë, Gashi është në garë edhe për realizimin më të bukur të javës.
Në 11shen ideale të MLSsë për këtë javë, Gashi rreshtohet përkrah një sulmuesi me famë të madhe ndërkombëtare, siç është David Vija. Shkëlzeni ka realizuar 7 gola dhe 3 asist gjatë këtij sezoni në SHBA.




