“Shkodran Mustafi e meritoi kartonin e kuq kundër Kilit” (Video)
Legjenda e Arsenalit, Lee Dixon thotë se mbrojtësi i Kombëtares gjermane, Shkodran Mustafi e meritoi kartonin e kuq.
Shqiptari bëri një ndërhyrje të ashpër në rastin e golit të Alexis Sanchez. Lojtari i Arsenalit ndërhyri ashpër në mesfushorin e Bayern Munchen, Artur Vidal.
Mustafi nuk u ndëshkua as me të verdhë, ndërsa sipas Dixon kartoni i kuq ishte i përkryeri në atë rast.
“Vidal merr një kontakt me të. Sanchez është larg me topin, kjo për mua është karton i kuq”, ka thënë Dixon.
Kombëtarja e Gjermanisë kundër Kilit barazoi 1 me 1 në kuadër të Kupës së Konfederatave.
http://www.dailymotion.com/video/x5rp3v3_0-1-alexis-sanchez-goal-germany-0-1-chile-22-06-2017_sport



