Shkodran Mustafi te Arsenali?

Shkodran Mustafi te Arsenali?

Arsenali raportohet se ka vendosur që të transferojë qendërmbrojtësin Shkodran Mustafi para hapjes së sezonit të ri të Premier Ligës, këtë fundjavë.

Trajneri i “Topçinjve” Arsene Wenger është në treg për një mbrojtës me përvojë pas lëndimeve të Per Mertesackerit dhe Gabriel Paulistas, raporton ‘goal’, transmeton koha.net.

Për mbrojtësin shqiptar të Valencias, francezi raportohet se do të ofrojë deri në 35 milionë euro.

Arsenali takimin e parë në sezonin e ri e zhvillon të dielën në Emirates ndaj Liverpoolit.

Shpërndaje në: