Shkodrani që ngriti flamurin shqiptar në Beograd

Shkodrani që ngriti flamurin shqiptar në Beograd

Është Izmir Smajlaj, që fundjavën e kaluar në kryeqendrën e Serbisë, në Beograd, bëri kërcimin më të mirë në karrierë. Kërcim që ia siguroi medaljen e artë në disiplinën kërcim së gjati në Kampionatin Ballkanik në ambient të mbyllur, shkruan sot Koha Ditore.

Në nderim të 23-vjeçarit është intonuar himni kombëtar shqiptar në palestrën “Kombank Arena” në Beograd dhe flamuri shqiptar është ngritur lart. Smajlaj ishte i vetmi shqiptar që fitoi medalje në Ballkanikun e palestrës.

Momentin kur flamuri u ngrit lart dhe kur po intonohej himni kombëtar, Ismajlaj do ta kujtojë gjatë. Thotë se nuk është ndier asnjëherë më krenar. Ndonëse Ballkaniku, sidomos ai në palestër, nuk është prej ngjarjeve që vlerësohet shumë në atletikën evropiane, Smajlaj thotë se vendi ku është mbajtur gara, e ka bërë suksesin të veçantë.

Shpërndaje në: