Shkollën e mesme e kthejnë në magazinë për hashashin

Shkollën e mesme e kthejnë në magazinë për hashashin

41 kilogram lëndë kanabis u kap nga policia në një fshat të Përmetit. Gjatë operacionit u arrestua 68-vjeçari Myslim Shpata në fshatin Miçan, njofton policia. Sasia e drogës duket e pakët para tonelatave që jemi mësuar të dëgjojmë në media kohët e fundit. Por interesante në këtë histori është fakti se droga ruhej në godinën, që dikur shërbente si shkollë e mesme për të rinjtë e fshatrave të zonës. Duke parë përhapjen masive të kultivimit të drogës, shkolla është braktisur dhe funksioni më i mirë që mund të kryejë për momentin është si magazinë e hashashit./LAPSI/

 

Shpërndaje në: