Shkrimi emocional i Marchisios me rastin e largimit nga Juventusi pas 25 vjetëve
Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio i ka dhënë fund karrierës 25-vjeçare me klubin bardh e zi.
Italiani ka reaguar menjëherë në rrjetin e tij social të Twitterit, duke shkrua një shkrim emocional pas largimit nga klubi i tij i zemrës, transmeton Gazeta Express.
“Nuk po mundem të ndalem së shikuari këtë fotografi, në të cilën e kam shkruar historinë e jetës sime si një burrë dhe si një lojtar”.
“E dua këtë fanellë aq shumë, deri në atë shkallë sa që jam i bindur se ajo që është më e mirë për klubin vjen e para, gjithmonë”.




