Shkurte Fejza dekorohet nga kryetari i qytetit të Bronx-it (Foto)
Shkurte Fejza ka marrë një dekoratë speciale nga Nju Jorku përkatësisht nga kryetari i qytetit të Bronx-it, z. Ruben Diaz.
Këngëtarja e mirënjohur e muzikës burimore shqiptare Shkurte Fejza ka marre nje dekorate speciale nga Nju Jorku përkatësisht nga kryetari i qytetit të Bronx-it, z. Ruben Diaz.
Në arsyetim thuhet se ”Shkurte Fejza ka dedikuar shumicën e këngëve heronjëve dhe liderëve të ndryshëm të komunitetit, dhe në shumë nga projektet e saj ajo ka bashkëpunuar dhe me organizata të ndryshme përfshirë dhe “ Albanian American Society Foundation|”, “Sons & Daughters of Albanian in America” dhe “Albanian Community Center”, të cilat punojnë rreth promovimit të sukseseve të emigrantëve shqiptarë të Neë York-ut – vendi me më së shumti shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.Këngëtarja Shkurte Fejza ka shkruar në facebook se është krenare për këtë vlerësim teksa ka falendëruar për përkrahje presidentin e Bronx-it z. Ruben Diaz, komunitetin shqiptar në Nju- Jork dhe bashkëpunëtorët e dashamirët e këngës së saj./KultPlus.com
Në vijim është përmbajtja e plotë e dekoratësRuben Diaz Jr.President i qytetit te Bronx-itPrezenton këtë:ShpalljeE lindur me 18 Nentor 1961, në një familje patriotësh në Mushtisht të Therandës, Shkurte Fejza është ngritur lartë në karrierë, dhe ka krijuar një emër të madh për vete, dhe:BAZUAR se: Shkurte Fejza përfaqëson komunitetin shqiptar në Kosovë dhe në gjithë botën përmes muzikës së saj dhe teksteve.




