Shkurte Fejza i futet politikës: Apel te qytetarët për taksën 100%
Këngëtarja e njohur e muzikës folklorike me emrin Shkurte Fejza ka bërë një reagim në profilin e saj në Facebook në lidhje me taksën 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj mallrave të importuara nga Serbia, shkruan Periskopi.
Ajo ka deklaruar se është që të hiqet taksa por nëse Qeveria detyrohet ta heqë atëherë apelon te qytetarët që të mos konsumojë mallrat e Serbisë.
Është për t’u çuditur pse ajo në vend se të shkruajë ‘mallra’ e shkruan ‘malera’ e në një vend tjetër ‘MAL LERRAT”.
Ky është reagimi i saj i plotë në Facebook:
“Une jam që mos të hiqet taksa, por:
BOJKOTONI MAL LERRAT SERBE edhe nese qeveria detyrohet t’a heq taksën.
Pse duhet ndalesa administrative të na detyron neve mos te konsumojmë malerat e tyre me parat tona.
Ku mbetet ndërgjagja jonë.
Respekte për znj. Anne Marie Lizin.”



