Shkurte Fejza sot feston ditëlindjen, ja sa vjet mbushi (Foto)
Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza sot feston 55 vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë për të, vajza e këngëtares nuk e ka lënë pa e uruar atë edhe publikisht.
Gresa, në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një foto me nënën e saj përkrah së cilës ka shkruar:
”Urime ditlindjen e shtrenjta ime Nënë, ke qenë dhe do mbetesh gjithmonë model për mua.Të dua shume”, ka qenë urimi i saj pë më të shtrenjtën nënë.




