“Shmangia e vendimit të Kushtetueses është shkelje”
Sipas Kolshit, moszbatimi i vendimit nuk cenon vetëm rendin juridik, por hap rrugë për një skenar të rrezikshëm bllokues institucional.
“Kuvendi duhet ta zbatojë në përpikëri vendimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ky është obligim kushtetues për të gjitha institucionet, përfshirë edhe Kuvendin. Çdo shmangie e re apo tentim për të mos e zbatuar vendimin është jashtë kornizave dhe përbën një skenar bllokues,” tha Kolshi.



