Shok në Mestalla, mposhtet Real Madridi
Ndeshja filloi shumë mirë për vendasit, të cilët brenda dhjetë minutave të para gjetën veten në avantazh prej dy golave.
Golat për vendasit i shënuan sulmuesi Simone Zaza dhe mesfushori Fabian Orellana, në minutat gjashtë dhe nëntë të pjesës së parë.
Madrilenët në lojë i ktheu portugezi Cristiano Ronaldo, i cili shënoi një gol mjaft të bukur me kokë, pas një harkimi nga braziliani Marcelo.
Sidoqoftë, vendasit u mbajtën mjaft mirë duke bërë që të fitojnë tre pikë shumë të rëndësishme, ndërsa Reali ende mbetet në krye të ligës me një pikë më shumë se vendi i dytë, ku gjendet Barcelona. /Periskopi.com



