Shok për fansat e Anglisë, Botërori 2026 do t’u boshatisë xhepat
Tifozët anglezë do të përballen me një kosto të lartë për ndjekjen e Anglisë në Botërorin 2026, pasi çmimi total për biletat nga faza e grupeve deri në finalen e mundshme arrin në £5186, bazuar në kursin e këmbimit të së enjtes.
FA ka njoftuar anëtarët e England Supporters’ Travel Club (ESTC) se pagesat për biletat nisin më 15 dhjetor, ndërsa ka konfirmuar se tifozët me më shumë pikë besnikërie do të marrin bileta të kategorisë së dytë me çmimin e kategorisë së tretë.
Biletat më të lira për ndeshjet e grupit ndaj Panamasë dhe Ghanës kushtojnë £134.11, ndeshja ndaj Kroacisë rreth £200, ndërsa çmimet rriten ndjeshëm në fazat me eliminim direkt, duke arritur kulmin në finalen e New Jersey me minimumin £3,129.
Pas shortit ku Anglia mësoi se do të përballet me Kroacinë, Ghanën dhe Panamanë, trajneri Thomas Tuchel kërkoi qetësi dhe fokus te loja, duke deklaruar se skuadra duhet të mbërrijë në turne “me uri, me emocion dhe si ekip”, pa u shqetësuar për kundërshtarët apo rrugën e mundshme drejt finales.



